Ballina RAJONI Kosovë, presidenti Thaçi dekoron diplomatin francez me “Urdhrin e Lirisë”

Kosovë, presidenti Thaçi dekoron diplomatin francez me “Urdhrin e Lirisë”

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” diplomatin francez Frédéric Baleine.

“Frédéric Baleine du Laurens është një prej diplomatëve francezë që pareshtur ka kontribuar për shtetin e Kosovës, që nga Konferenca e Rambujesë. Në shenjë nderimi për kontributin dhe angazhimin e tij, këtë mik të madh të Republikës së Kosovës e dekorova me “Urdhrin e Lirisë”. Në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë, Kosova e ka pasur gjithmonë mbështetjen e lidershipit të Francës dhe diplomatëve të saj,”- ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.