Ballina Aktualitet Kosovë, përleshje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

Kosovë, përleshje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

Dy të rinj të moshës 16 vjeçare janë përplasur me thika në mbrëmjen e djeshme në Lipjan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Avdi Kelmendi” ,ndërsa të lënduarit ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore.

“Sipas informatave fillestare dy persona E.A. femër,16 vjeç, dhe A.R. mashkull 16 vjeç, janë plagosur me armë të ftohtë (thikë). Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës.