Ballina Aktualitet Kosovë, përgatitje për votimin e ushtrisë

Kosovë, përgatitje për votimin e ushtrisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha të enjten se votimi i nesërm i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën, ndërsa pas përfundimit të kësaj pune, udhëheqësit duhet të përqendrohen në proçesin e bisedimeve me Serbinë.

Në një postim në rrjetin social, twitter, ai shkroi se “Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zhvillimin profesional dhe ndryshimin organizativ të Forcës së Sigurisë, e cila duhet të luajë rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke pasqyruar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e qytetarëve të Kosovës për paqe. Seanca e nesërme e parlamenti dhe ceremonia për Forcën e Sigurisë duhet të jenë rast për reflektim dhe ri përkushtim ndaj paqes, qëndrueshmërisë e përparimit për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tash është koha për të gjithë udhëheqësit dhe palët që të përqendrojnë energjitë e tyre në bisedime”, – shkroi ai.