Ballina RAJONI Kosovë, Parlamenti mandaton ekipin negociator me Serbinë

Kosovë, Parlamenti mandaton ekipin negociator me Serbinë

Një ditë pas vendimit për ushtrinë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Ekipi do të ketë dy bashkëkryesues.

Parlamenti i Kosovës mandatoi ekipin negociator për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Por, rezoluta dhe ekipi negociator që do të ketë dy bashkryesues, u miratua pa pëlqimin e pjesës më të madhe të opozitës, e cila bojkotoi punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. Rezoluta mori 59 vota nga 61 deputetë të pranishëm në sallë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e përshëndeti miratimin e rezolutës nga Parlamenti dhe është i bindur se Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve.

“Miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional. Me veprimin e sotëm, këtij procesi i qasemi më të përgatitur, më të përgjegjshëm dhe më legjitim,” – tha Haradinaj.