Ballina LAJME Kosovë, Pacolli: Lufta kundër krimit të jetë e bashkërenduar

Kosovë, Pacolli: Lufta kundër krimit të jetë e bashkërenduar

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi angazhimin e vendit për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje.

Ai tha se krimi e trafiku nuk njohin kufij, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar.

“Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë  kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që t’i kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë,”- tha Pacolli.