Ballina RAJONI Kosovë, në Ferizaj pemët “vishen” me xhaketa, që t’i marrin njerëzit në...

Kosovë, në Ferizaj pemët “vishen” me xhaketa, që t’i marrin njerëzit në nevojë

Në këtë stinë të ftohtë, shumë qytetarë nuk kanë kushte për blerje të një xhakete më të trashë për të mos ndjerë të ftohtit e dimrit. Në Turqi dhe Bullgari, njerëzit kanë ndërmarrë një veprim human, duke vendosur xhaketa dhe xhupa nëpër pemë për të pastrehët dhe ata me kushte të rënda ekonomike.

Ky veprim humanitar ka filluar të bëhet edhe në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Ferizajt. Siç shihet në foto, xhaketa është e vendosur në pemë, në mënyrë që kushdo që ka nevojë të merr atë. Një gjest ky mjaft human në këtë mot të ftohtë.