Ballina LAJME Kosovë, Ministria e Jashtme e Rusisë: Rriten tensionet në veri

Kosovë, Ministria e Jashtme e Rusisë: Rriten tensionet në veri

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se tensionet në veri të Kosovës janë në rritje dhe se autoritetet e Kosovës po e forcojnë kontrollin përgjatë kufirit.

“Kriza në veri të Kosovës është rezultat i shumë viteve të llastimit të Prishtinës nga mbështetësit e saj të jashtëm, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, – tha Zakharova. – Uashingtoni dhe Brukseli janë të detyruar t’i frenojnë radikalët e Prishtinës, që kanë marrë krahë nga Perëndimi dhe që qëllimisht po e minojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe janë burim konflikti në rajonin e Ballkanit.”

Rusia e kundërshton pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Kosova dhe Serbia, ndërkaq, janë nën presionin ndërkombëtar për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.