Ballina RAJONI Kosovë, ministri Shala bllokon produktet e vendeve që nuk e njohin si...

Kosovë, ministri Shala bllokon produktet e vendeve që nuk e njohin si shtet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala ka lëshuar një tjetër urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës.

Pas konstatimit në terren, ministri Shala ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar që të kërkojnë nga operatorët ekonomikë që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketime të tilla, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.