Ballina RAJONI Kosovë, ministri hungarez Szijjártó: Evropa e padrejtë me Kosovën për vizat

Kosovë, ministri hungarez Szijjártó: Evropa e padrejtë me Kosovën për vizat

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë Péter Szijjártó foli në Prishtinë për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Diplomati hungarez tha se Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë ndaj Kosovës sa i përket çështjes së vizave.

“Politika jonë për t’ju mbështetur në integrimin në BE dhe organizata të tjera nuk ka ndryshuar. Hungaria do të mbetet përkrahëse e përkushtuar e liberalizimit të vizave për Kosovën. Është e padrejtë se si sillet BE-ja ndaj Kosovës sa i përket vizave. Sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Hungaria është përkrahëse e palëkundur për vizat, dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së do të votojë për të,”- tha Péter Szijjártó.

Ai gjithashtu diskutoi edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke theksuar mbështetjen e arritjes së një marrëveshje.