Ballina RAJONI Kosovë, ministri Berisha: Në dhjetor FSK do të shndërrohet në ushtri

Kosovë, ministri Berisha: Në dhjetor FSK do të shndërrohet në ushtri

Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, shprehu bindjen e tij të plotë se shndërrimi i FSK në ushtri do të jetë në dhjetor.

I pranishëm në në aktivitetin me rastin e manifestimit “Dita e Forcës”, e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Berisha tha se transformimi i FSK-së do të zgjasë 10 vjet.

“Sot është ditë e hapur për qytetarët dhe ne i prezantojmë kapacitetet tona. Njëkohësisht e kemi 10 vjetorin e FSK-së dhe shpresoj që vitin tjetër të prezantojmë edhe kapacitete të tjera. Ne jemi duke i përgatitur  për transformim. Ashtu siç kemi deklaruar ne shpresojmë që në muajin dhjetor do te jetë muaji i tranzicionit. Presim të përfundojnë projektligjet nga komisionet,” – tha Berisha.

Komandanti i Forcave Tokësore, Enver Cikaqi, u shpreh se FSK ka bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët e Kosovës, teksa shtoi se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Qytetarë të shumë patën mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.