Ballina Aktualitet Kosovë, mbledhja e përbashkët e qeverive, ja marrëveshjet e nënshkruara

Kosovë, mbledhja e përbashkët e qeverive, ja marrëveshjet e nënshkruara

Dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u zhvillua sot në Pejë, nënshkruan nëntë marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi, ku më kryesoret janë ato për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming dhe për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë.

Marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë në Pejë janë:

  • Marrëveshja për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming
  • Protokolli për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë
  • Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare
  • Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Shqipërisë
  • Protokolli mes ministrive të bujqësisë për njohjen dypalëshe dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare që shoqërojnë kafshët e gjalla dhe produktet me origjinë shtazore
  • Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e rinisë
  • Marrëveshja për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë
  • Marrëveshja për njohjen reciproke të patentave për drejtuesit e mjeteve
  • Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë