Ballina RAJONI Kosovë, matjet zyrtare: Ndotja e ajrit në nivele të rrezikshme

Kosovë, matjet zyrtare: Ndotja e ajrit në nivele të rrezikshme

Sipas matjeve zyrtare ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës ka arritur në nivel të konsideruar praktikisht të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, përkatësisht në  Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë e Drenas.

Matjet janë realizuar nga Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës dhe Ambasada Amerikane. Të dhënat e përftuara tregojnë se ndotja e ajrit në periudha të caktuara kohore, sidomos në mëngjes e në mbrëmje kalon mbi vlerat e lejuara. Situata ka mbërritur deri aty sa Instituti Kombëtar i Shëndetit publik t’i bëjë thirrje qytetarëve që të reduktojnë daljet në qytet dhe të mos i hapin dritaret për ajrosje të dhomave në këtë periudhë të ditës.

Shqetësimi është natyrshëm i madh e qytetarët kërkojnë nga autoritetet masa konkrete. Sipas tyre shmangia e daljes në rrugë nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë.

Ndër ndotësit më të mëdhenj në Kosovë konsiderohen Korporata Energjetike dhe automjetet e vjetëruara.