Ballina RAJONI Kosovë, Kurti i Vetëvendosjes: Takimi Thaçi-Putin, lajm i keq për Kosovën dhe...

Kosovë, Kurti i Vetëvendosjes: Takimi Thaçi-Putin, lajm i keq për Kosovën dhe rajonin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me takimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka ndihmuar këtij të fundit që të kthejë ndikimin në Ballkan. Kurti e ka bërë një deklaratë të tillë gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës.

“Takimi që u zhvillua me Putinin ishte lajm i keq jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin. Putini po përpiqet të rikthehet në Ballkan. Djukanovic dhe Zaev e kanë zbrapsur atë. Ai tani e ka rigjetur këtë njeriun tonë, që është president, dhe po përpiqet të rikthehet në rajon. Ne nuk duhet të ndryshojmë aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Ky tashmë e ka shkelur një vijë të kuqe të trashë,” – është shprehur Kurti, duke iu referuar presidentit kosovar Thaçi.