Ballina RAJONI Kosovë, kundërshtohet konferenca ndërkombëtare

Kosovë, kundërshtohet konferenca ndërkombëtare

Kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj për organizimin e një konference ndërkombëtare për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është kundështuar së fundmi pasi po konsiderohet e rrezikshme nga partitë politike dhe analistët. Sipas tyre, një konferencë e tillë mund ta rihapë çështjen e statusit të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj në mesin e disa kushteve që ua ka vënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe ka kërkuar që të nisë një konferencë ndërkombëtare me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

Haradinaj ka kërkuar garanci që në këtë konferencë të mos ketë korrigjim kufijsh, shkëmbim ose ndarje të territoreve, kërkesa për konferencë po konsiderohet çështje e rrezikshme edhe nga analistët, por edhe nga partitë politike.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, kjo konferencë mund ta rihapë çështjen e statusit të Kosovës. Edhe analistët politikë vlerësojnë se kjo do të ishte e dëmshme për Kosovën.