Ballina Ekonomi / Biznes Kosovë, kthehen në doganë kamionët me prodhime serbe

Kosovë, kthehen në doganë kamionët me prodhime serbe

Kanë nisur problemet e para pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të rritur taksat doganore për mallrat e Serbisë nga 10 përqind në 100 përqind. Dogana e Kosovës ka filluar me zbatimin e vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 përqind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ëstë shprehur për Radion Evropa e Lirë se vendimi është duke u aplikuar në të gjitha pikat kufitare. “Kemi pasur deri tani 11 maune, të cilat janë kthyer. Pjesa më e madhe e këtyre mauneve që janë kthyer kanë qenë për arsye se, sipas deklaratave të tyre, nuk e kanë ditur që ka filluar aplikimi i kësaj takse. Ata, kur kanë arritur janë njoftuar dhe janë kthyer. Kemi pasur edhe raste kur disa kamionë janë kthyer për shkak se mallrat që kanë pasur nuk i janë referuar Kosovës si shtet,” – thekson zëdhënësi i Doganave të Kosovës.