Ballina LAJME Kosovë, kryeparlamentari Veseli: Mosliberalizimi i vizave, veprim i pakonceptueshëm i BE

Kosovë, kryeparlamentari Veseli: Mosliberalizimi i vizave, veprim i pakonceptueshëm i BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Evropian për mungesën e vendimit për liberalizimin e vizave.

Kryeparlamentari shprehet mes tjerash se është i pakonceptueshëm veprimi i BE, i cili vijon të mbajë peng lëvizjen e lirë të kosovarëve, në një kohë kur të gjitha kushtet janë plotësuar. “Ku është dinjiteti i BE, ku janë vlerat?” – pyet Veseli. – BE duket se është në një krizë të madhe, sepse një vend në Evropë me 1,7 milionë banorë, që janë shumë proevropianë, tani duhet të paguajë për këtë krizë.”