Ballina LAJME Kosovë, kryeministri Rama në shtëpinë e presidentit Thaçi me udhëheqësit e vendit

Kosovë, kryeministri Rama në shtëpinë e presidentit Thaçi me udhëheqësit e vendit

Liderët shtetërorë dhe partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë kanë darkuar me kryeministrin Edi Rama, dhe mikpritës i këtij takimi joformal ka qenë presidenti Hashim Thaçi.

Pjesë e tavolinës, përveç kryeministrit Rama dhe presidentit Thaçi, ishin edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli.

Nga ky takim nuk janë bërë ende publike temat që janë diskutuar. Megjithatë, duke u bazuar në zhvillimet aktuale politike në Kosovë, nuk është e vështirë të konkludohet se tema bosht e takimit duhet të ketë qenë taksa doganore ndaj mallrave serbe. Në mjediset institucionale dhe politike të Kosovës ka qarkulluar një dokument i prezantuar nga kryeparlamentari Veseli, në të cilin parashihet pezullimi i taksës për 120 ditë dhe gjatë kësaj kohe Serbia duhet të plotësojë një seri kushtesh që lidhen me marrëveshjen përfundimtare të njohjes reciproke.