Ballina LAJME Kosovë, kryeministri: Familjet e varfëra nuk do të paguajnë më faturën e...

Kosovë, kryeministri: Familjet e varfëra nuk do të paguajnë më faturën e ujit

Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike në Kosovë nuk do të paguajnë më fatura uji. Vendimin e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj.

“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit. Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim” njofton Haradinaj ndërsa publikon edhe vendimin përkatës.