Ballina RAJONI Kosovë, kryeministri Haradinaj: Vuçiç do të më rrëzojë

Kosovë, kryeministri Haradinaj: Vuçiç do të më rrëzojë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një interviste është shprehur se mendon që situata që po ndodh tani është pasojë e asaj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka shkuar në drejtim të gabuar.

Pasi diskutoi idenë për korrigjimin e kufijve-shkëmbimin e territoreve si një nga temat më të përfolura muajt e fundit në Kosovë, ai gjithashtu nuk la pa shprehur dhe mendimin e tij ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Presidenti Vuçiç dëshiron ta rrëzojë qeverinë time, sepse nuk po e përkrah ndarjen. Kjo do të thotë se ndoshta disa do të kishte partner në Kosovë, por nuk besoj se ky është qëndrim i Listës Serbe, sepse nuk janë të gjithë [serbët] nga veriu, disa janë edhe nga pjesa qendrore e Kosovës,” – tha Haradinaj.