Ballina RAJONI Kosovë, kryeministri Haradinaj: Ushtrinë nuk e kemi për në veri, por për...

Kosovë, kryeministri Haradinaj: Ushtrinë nuk e kemi për në veri, por për Irak e Afganistan

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë mjaft i ashpër ndaj Serbisë, sa i përket krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se “ata po bëjnë propagandë sikur Kosova po e formon ushtrinë kundër tyre”.

Sipas Haradinajt nuk ka dallim jug-veri sa i përket Ushtrisë dhe se i ka ftuar serbët që të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’iu ndihmuar shteteve,” – tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kosova po formon ushtri, për ta ruajtur paqen në Afganistan dhe Irak dhe jo për të okupuar territorin e saj në veri.