Ballina LAJME Kosovë, kryeministri Haradinaj: Të gatshëm të pezullojmë përkohësisht tarifat, kusht janë bisedimet

Kosovë, kryeministri Haradinaj: Të gatshëm të pezullojmë përkohësisht tarifat, kusht janë bisedimet

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka deklaruar në Prishtinë, pas kthimit nga vizita e tij zyrtare në Berlin, se Kosova është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të tarifave ndaj mallrave serbe për një kohë të caktuar, por e ka kushtëzuar këtë me procesin e bisedimeve me Serbinë.

Kryeministri Haradinaj qëndroi për dy ditë në Gjermani, ku pati takime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë në Berlin, me të cilët ka diskutuar zhvillimet në Kosovë, mundësitë e ripërtëritjes së bisedimeve me Serbinë dhe përgatitjet për takimin e Parisit më 1 korrik, të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Por, pa pezullimin e tarifave që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe, gjasat që takimi në Paris të dështojë janë të mëdha.