Ballina RAJONI Kosovë, kryeministri Haradinaj takim me ambasadorin e SHBA

Kosovë, kryeministri Haradinaj takim me ambasadorin e SHBA

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ku në qendë të diskutimeve ishte bashkëbisedimi për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai u shpreh se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, SHBA. Sipas tij, marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimiet.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione,” – ka shkruar Haradinaj.