Ballina RAJONI Kosovë, kryeministri Haradinaj: S’pranojmë shantazhet e Serbisë

Kosovë, kryeministri Haradinaj: S’pranojmë shantazhet e Serbisë

Gjatë një konference për mediat pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u zotua përsëri se vendimi për taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nuk do të tërhiqet.

Ai theksoi se shteti serb po bën shtantazhe në mënyrë që taksa të hiqet, duke kërkuar vazhdimin e dialogut, por sipas tij, Kosova nuk duhet t’i pranojë shantazhet nga Beogradi.

“Kushtëzimi i dialogut është i papranueshëm, dialogu duhet të kthehet, dhe nuk humb veç Kosova nëse nuk ndodhë dialogu. Taksa do të mbetet deri në njohje, nuk kemi dilema. E keqja e kësaj është pranimi i shantazheve të Serbisë. Këta po bëjnë shantazh, dhe nuk duhet t’i pranojmë shantazhet e shtetit serb. Ne asnjëherë nuk e kemi kushtëzuar dialogun, as kur na janë tërheqë njohjet. Beogradi nuk dëshiron dialog, mendoj që për këtë ata vendosin kushte,” – tha ndër të tjera kryeministri Haradinaj.