Ballina RAJONI Kosovë, kryeministri Haradinaj për taksën ndaj Serbisë: Nuk kishim zgjidhje tjetër

Kosovë, kryeministri Haradinaj për taksën ndaj Serbisë: Nuk kishim zgjidhje tjetër

Kryeministri i Kosovës ka qenë i pranishëm në edicionin e parë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, për fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimin e produkteve “Made in Kosova”.

Gjatë fjalimit të tij Haradinaj tha se është i vetëdijshëm që prodhimi është sfidë dhe që prodhuesit janë përballur me sfida dhe diskutoi gjithashtu taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë.

“Së fundmi është veprimi i taksës për prodhimet e Bosnjës dhe Serbisë, propozimi ka ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe është votuar në Qeveri dhe vetëm me vendim të Qeverisë lartohet,” – është shprehur ai.