Ballina LAJME Kosovë, kryeministri Haradinaj: Pa njohje të Kosovës nuk do ketë heqje të...

Kosovë, kryeministri Haradinaj: Pa njohje të Kosovës nuk do ketë heqje të taksës

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, pas takimit me përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, deklaroi se “heqja e taksës ndaj Serbisë do të bëhet vetëm nëse do të ketë njohje reciproke Kosovë-Serbi.”

Gjatë takimit me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, kryeministri Haradinaj mori në dorëzim edhe raportin e progresit, të hartuar nga Komisioni Evropian. Kreu i qeverisë kosovare e quajti këtë dokument “një pasqyrim i të gjeturave mbi ngecjet dhe përparimin e bërë brenda një viti në vend.”