Ballina RAJONI Kosovë, kryeministri Haradinaj me studentët: Kufijtë tanë nuk preken

Kosovë, kryeministri Haradinaj me studentët: Kufijtë tanë nuk preken

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Filozofisë së Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, por pa i diskutuar kufijtë e Kosovës.

“Kemi nevojë për dialog dhe jam për vazhdimin e dialogut, sepse heqja e këtyre temave të mëdha nga tavolina i kontribuon vendit, është koha me i zgjidh çështjet e hapura me shtetin fqinj, por çështja e territoreve nuk është çështje e hapur me Serbinë,” – tha kryeministri Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se duhet të negociojmë njohjen me Serbinë, por me paprekshmëri të asaj që kemi krijuar.