Ballina Aktualitet Kosovë, kryeministri Haradinaj: Marrëveshjet hapin perspektivën e rrugëtimit Shqipëri-Kosovë

Kosovë, kryeministri Haradinaj: Marrëveshjet hapin perspektivën e rrugëtimit Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se takimi mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë finalizoi 9 marrëveshje të përbashkëta.

Ai tha në një dalje të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama pas përmbylljes së takimit të pestë të dy qeverive, se takimi ka rezultuar i suksesshëm.

“Kemi arritur dakordësi për 9 marrëveshje dhe protokolle të përbashkëta. Kemi objektiva përpara nesh. Një studim analitik për shqiptarët deri në vitin 2025. Ajo çfarë ndodh në takimin e qeverisë mund t’u them se jemi në rrugë të mirë,  Kosovë dhe Shqipëri për unifikim për një treg ekonomik, por jo vetëm kaq, dhe rrugëtimi ynë më tej ka qartësi nga takimi i sotëm,” – tha kreu i Kosovës.

Në vijim Haradinaj theksoi se këto marrëveshje do të japin perspektivë nga këtu e tutje mes dy vendeve.