Ballina LAJME Kosovë, kreu i Kuvendit tregon datën kur miratohen projektligjet për ushtrinë

Kosovë, kreu i Kuvendit tregon datën kur miratohen projektligjet për ushtrinë

Kosova do të bëhet zyrtarisht me ushtri në datën 14 dhjetor të këtij viti. Është kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, që jep lajmin e rëndësishëm.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, – shkruan Veseli.

Kosova do të ketë përfundimisht ushtrinë e saj pas 10 vitesh pavarësi nga Serbia.