Ballina LAJME Kosovë, Komuna e Gjakovës dorëzon padi ndaj serbëve për krime lufte

Kosovë, Komuna e Gjakovës dorëzon padi ndaj serbëve për krime lufte

Një zyrë e posaçme në Komunën e Gjakovës, në Kosovë, e ngritur për mbledhjen dhe dokumentimin e provave të krimeve të luftës nga autoritetet serbe gjatë periudhës 1998-1999, do të dorëzojë sot kontingjentin e padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune ndaj serbëve të dyshuarëve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë, dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë zonë.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.