Ballina RAJONI Kosovë, komisionet shqyrtojnë projektligjet e FSK

Kosovë, komisionet shqyrtojnë projektligjet e FSK

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton sot tre projektligjet e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat i japin kompetenca shtesë duke e bërë ushtri mbrojtëse.

Pas komisionit, projektligji për Shërbimin në FSK dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje, projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së dhe projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, do të dërgohen në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, e cila do të caktojë datën se kur do të jenë në seancën plenare.

Projektligjet që kanë kaluar në lexim të parë, sipas kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, do miratohen në mes të muajit dhjetor.