Ballina RAJONI Kosovë, komandanti i KFOR: Të përkushtuar për sigurinë e rajonit

Kosovë, komandanti i KFOR: Të përkushtuar për sigurinë e rajonit

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, u shpreh se KFOR do të vazhdojë të përmbushë mandatin e vet dhe të krijojë një mjedis të sigurt.

Deklarata e tij vjen një ditë para shpalljes nga Kuvendi i Kosovës i formimit të ushtrisë. Kjo gjë ka shkaktuar shqetësim në Beograd, ku është paralajmëruar deri dhe një ndërhyrje ushtarake.

“Ne nuk jemi vetëm, punojmë së bashku me misionet e OKB-së, Bashkimin Evropian, OSBE-në dhe shumë të tjerë. Institucionet në Kosovë, të gjitha vendet fqinje duhet të sigurojnë përparim dhe stabilitet. Ne jemi të bashkuar, të përkushtuar dhe të fokusuar në krijimin e kushteve dhe progresit në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë për të krijuar një mjedis të sigurt. Kudo në Kosovë do të vazhdojmë ta përmbushim këtë mision shumë të rëndësishëm,” – tha ai.