Ballina LAJME Kosovë, kërkohen 200 gylenistë

Kosovë, kërkohen 200 gylenistë

Sipas Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, në Kosovë janë edhe 200 shtetas turq që kërkohen nga autoritetet e Turqisë.

Gjashtë prej tyre u deportuan në fshehtësi disa muaj më parë. Ata ishin drejtues të disa shkollave të njohura të hapura si pjesë e rrjetit të shkollave që financohen nga kleriku Fejtullah Gylen. Dërgimi i tyre në Turqi solli vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e Shërbimit Sekret, Driton Gashi, të cilët u hoqën nga këto pozita për shkak të mosinformimit të shefit të ekzekutivit për rastin në fjalë.

Zyrtarët institucionalë të Kosovës kanë thënë se çështja e gylenistëve është vetëm një rast i izoluar për të cilin qeveria ka ndërmarrë masat e menjëhershme që kjo të mos ndodhë më. Mirëpo, sipas analistit Sallova, ky akt do të ndikoj në rrugën evropiane të Kosovës.

Ndërkaq, deputetja turke në Kuvendin e Kosovës, Myfera Shinik, e ka përkrahur deportimin e gjashtë gylenistëve duke thënë se gjithçka ka ndodhur brenda kufijve ligjorë. Ajo ka theksuar se të arrestuarit, përveçse paraqesin rrezik për Turqinë, janë të rrezikshëm edhe për Kosovën.