Ballina LAJME Kosovë, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump viziton sot Prishtinën

Kosovë, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump viziton sot Prishtinën

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, do të vizitojë sot Prishtinën. Në njoftimin e dhënë me këtë rast bëhet e ditur se ambasadori Grenell do të takohet me presidentin kosovar Hashim Thaçi.

Më 4 tetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara emëroi ambasadorin Grenell, që në fakt është ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, si të dërguar të posaçëm të administratës për dialogun Kosovë-Serbi.

Në qarqet diplomatike, ky vendim është vlerësuar si i papritur pasi Departamenti i Shtetit, në fund të gushtit, kishte emëruar diplomatin Matthew Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun Kosovë-Serbi.