Ballina RAJONI Kosovë, përdorimi i drogës nga të rinjtë, diskutohet ndalimi i ekskursioneve në...

Kosovë, përdorimi i drogës nga të rinjtë, diskutohet ndalimi i ekskursioneve në Shqipëri

Ministri kosovar i arsimit Shyqiri Bytyqi ka hedhur idenë që ekskursionet me destinacion Shqipërinë për nxënësit e Kosovës të ndalohen. Në një intervistë për mediat, ministri Bytyqi është shprehur se të rinjtë përdorin substanca narkotike në këto aktivitete, ndaj ky është një shqetësim tepër i madh dhe duhet të merren masa.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë po sheh mundësinë për ndalimin e ekskursioneve në Shqipëri, ekskursione këto që më së shumti përfshijnë të rinjtë gjimnazistë. Këtë ide e ka bërë të ditur ministri Bytyqi, pasi në këto aktivitete të organizuara përdoren lëndë narkotike.

“Kjo është një dukuri e cila është shqetësuese, kemi pasur shqetësime dhe më herët. I kemi diskutuar me prindërit. Një periudhë ka qenë ideja të ndërpriten këto ekskursione, pastaj ka pasur pro dhe kundër. Kemi nevojë të diskutojmë bashkë me dy krahët, dhe me shkollën, a kemi mundësi që këto të menaxhohen më mirë, të mos përdoren këto dukuri negative? Nëse nuk gjejmë mundësitë e menaxhimit të mirë, atëherë rruga do të jetë ndërprerja e këtyre ekskursioneve,” – është shprehur ministri Bytyqi.