Ballina LAJME Kosovë, Haradinaj i prerë: Do të heqim taksen kur Serbia të njohë...

Kosovë, Haradinaj i prerë: Do të heqim taksen kur Serbia të njohë pavarësinë

Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar i prerë për taksën 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Haradinaj deklaroi se kjo taksë do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do të ju mungojnë ilaçet, për të gjithë. Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ne do punojnë që tani për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e plotë tema tjera e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes Kosovës dhe Serbisë”, – tha kryeministri kosovar.

Gjithashtu Haradinaj ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ndërsa ka treguar se ka shpresë që Këshilli i BE-së ta shqyrtojë këtë çështje.
“Këshilli ka mbledhje në çdo tre muaj. Nga BE-ja është një skepticizëm, ata japin shumë arsyetime, prej atyre që kjo është e logjikshme, se thonë se me Ukrainë e Gjeorgjinë ka zgjedhur një vit e gjysmë periudha kohore mes Komisionit dhe vendimit. Nuk përjashtohet që në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli mblidhet çdo tre muaj, mirëpo nuk na japin një garanci se do të ndodh kësaj here”, – deklaroi Haradinaj.