Ballina LAJME Kosovë, fluks pacientësh, QKUK: Mbi 200 raste emergjente në 24 orë

Kosovë, fluks pacientësh, QKUK: Mbi 200 raste emergjente në 24 orë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë paraqitur 230 raste në harkun kohor prej 24 orësh, fluks ky që ka shtuar angazhimin e bluzave të bardha.

Sipas mediave kosovare, 55 raste janë trajtuar në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor, 55 raste të tjera tek dhoma kirurgjike,74 në dhomën internistike dhe 51 tek dhoma ortopedike në emergjencë.

Ndërkohë kishte edhe 13 raste të aksidenteve rrugore që i janë drejtuar klinikës për të marrë kujdesin shëndetësor.