Ballina Aktualitet Kosovë, falsifikonin para, arrestohen dy persona në flagrancë

Kosovë, falsifikonin para, arrestohen dy persona në flagrancë

Dy shtetas të huaj kanë rënë në prangat e policisë kosovare për falsifikim parash. Mësohet se shtetasit e huaj kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e dy këmbimoreve në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.

“Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Dy të arrestuarve të cilët janë dërguar në mbajtje, u janë konfiskuar gjithsej 4910 euro, 2484 dollarë amerikanë dhe 440 lira turke.