Ballina RAJONI Kosovë, ditë zie në nderim të policit hero

Kosovë, ditë zie në nderim të policit hero

Sot mbahet ceremonia e varrimit për policin e vrarë në detyrë Izet Demaj. Ai do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare, ndëkohë që presidenti kosovar Hashim Thaçi, pas rënies heroike në tentativë për mbrojtje të jetës së qytetarëve, ditën e sotme e ka shpallur ditë zie shtetërore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Istog, gjatë një grabitje të një banke, ku përveç policit u vra edhe hajduti Kamer Metaj.

Në ditën e zisë shtetërore, në shenjë respekti për aktin heroik të policit Izet Demaj, sipas legjislacionit në fuqi, flamuri kosovar do të ngrihet në gjysmështizë në të gjithë godinat shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.