Ballina Aktualitet Kosovë, 27 vite nga sulmi i parë serb

Kosovë, 27 vite nga sulmi i parë serb

Kryetari i komunës së Skëndraj, OVL e UÇK-së, ansambli “Shota” dhe “Drenica” organizojnë sot një aktivitet në nderim të 27 vjetorit të sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari.

Sulm ky i cili pasoi në luftë të gjatë e të përgjakshme për popullin  e Kosovës.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz dhe fati i shumicës prej tyre nuk është zbardhur deri në vitin 2007.

Për të shënuar këtë ditë, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe nga ora 14:30, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj, do të mbahet një koncert.