Ballina Aktualitet Kosovë, 20-vjetori i ndërhyrjes së NATO, presidenti Meta shpreh mirënjohje

Kosovë, 20-vjetori i ndërhyrjes së NATO, presidenti Meta shpreh mirënjohje

President Ilir Meta ka kujtuar 20-vjetorin e ditës kur NATO nisi bombardimet mbi ish-Jugosllavinë, ngjarje pas së cilës Kosova fitoi edhe pavarësinë. Përmes një postimi në faqen e tij të Facebook, kreu i shtetit shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO për këtë kontribut.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë, – shkruan presidenti Meta. – Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.”