Ballina LAJME Kosovë, 19 vjet nga masakra dhe ndarja e Mitrovicës

Kosovë, 19 vjet nga masakra dhe ndarja e Mitrovicës

22 Feb 2000, Mitrovica, Kosovo --- Original caption: General view of the bridge that separates the Serb and Albanian districts. --- Image by © Yannis Kontos/Sygma/Corbis

Sot mbushen 19 vjet nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës, ku “rojet e urës” vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, dhe plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

Në atë kohë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut do të deklaronte se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR. Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të viti 2000 janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishin udhëhequr forcat policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të drejtuara nga Dragan Delibashiç, Oliver Ivanoviç dhe të tjerë. Gjykata Themelore në Mitrovicë, në vitin 2014, shpalli fajtor Oliver Ivanoviçin dhe e dënoi me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.