Ballina Showbiz Kosovarët braktisin Shqipërinë për Festat e Flamurit

Kosovarët braktisin Shqipërinë për Festat e Flamurit

Ndryshe nga çdo vit tjetër, shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë në këtë nëntor festash.

Siç bëhet e ditur nga të dhënat e hyrjeve në vend, ka qenë një numër shumë i vogël i qytetarëve që kanë ardhur për të festuar.

Në Morinë, ndryshe nga vitet e tjera këtë 28 Nëntor pati më pak lëvizje drejt Shqipërisë.
Ishte i vogël numri i qytetarëve të Kosovës që preferuan të udhëtojnë drejt Vlorës për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Më të shumtë ishin qytetarë nga Shqipëria që udhëtuan drejt Prizrenit e Prishtinës.
Një pjesë e tyre të organizuar për festë.
Por shqetësimi i qytetarëve mbeten radhët në kufi.