Ballina LAJME Kosova nuk ndalet, një tjetër “yll” pritet t’iu bashkohet “dardanëve”

Kosova nuk ndalet, një tjetër “yll” pritet t’iu bashkohet “dardanëve”

Drejtuesit e Kosovës vazhdojnë “gjuetinë” e talenteve që janë duke spikatur në Europë. Një tjetër futbollist mund t’iu bashkohet “dardanëve për 2 ndeshjet e muajin qershor ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë të vlefshme për kualifikueset e EURO 2020.

Bëhet fjalë për talentin e Hanoverit, Florent Muslija. 20-vjeçari numëron 13 paraqitje këtë sezon me fanellën e Hanoverit në Bundesligën gjermane, teksa ka arritur të gjejë edhe 2 herë rrugën e rrjetës.

Mësohet se Muslija ka darkuar ditët e fundit me përfaqësuesin e Federatës së Futbollit Kosovar për Gjermaninë, Fekmi Kongjeli si dhe sulmuesin e Shpresave të Shqipërisë, Valdrin Mustafa, në një restorant në Gjermani. Gjasat janë të mëdha që Muslija të vesh fanellën e Kosovës.