Koronavirusi/ Publikohen shifrat për 24 orët e fundit, situata në spitalet e vendit

19

Ministria e Shqndetësisë raportoi për 118 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 2 mijë e 79 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.

3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (29 Prill 2021)

Raste të reja ditore 118

Të shëruar në 24 orë 719

Të shtruar në spitale 129

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2079

Testime totale 632,901

Raste pozitive 130,977

Raste të shëruara 108,606

Raste Aktive 19,982

Humbje jete 2,389

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16089, Fier 1465, Durrës 355, Shkodër 557, Korçë 409, Gjirokastër 313, Vlorë 255, Elbasan 141, Kukës 130, Dibër 103, Berat 99, Lezhë 66.