Koronavirusi në vend për 24 orët e fundit! Si ka ndryshuar situata?

23

Në Shqipëri, 24 orët e fundit (00-24.00 e së dielës 4 prill 2021) u regjistruan edhe 264 raste të reja me Covid-19. Po në këtë hapësirë kohore, gjithnjë sipas Ministrisë së Shëndetësisë humbën jetën edhe 9 persona të moshave nga 55 deri 83 vjeç.

Një ditë më parë u regjistruan 348 raste të reja ndër 3056 testime dhe 9 të vdekur të moshave midis 49 deri 84 vjeç. Në të 7 spitalet Covid gjendeshin 262 njerëz të shtruar. Prej tyre 10 në terapi intensive ndër të cilët, 4 të intubuar.

Noa.al ju sjell më poshtë të dhënat e plota zyrtare për 24 orët e fundit të cilat u oublikuan disa orë me vonesë:

Rastet e reja

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2092 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat, 14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh.

Të shëruarit

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Viktimat

Nëntë qytetarë kanë humbur jetën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (05 Prill 2021) Raste të reja ditore 264 Të shëruar në 24 orë 589 Të shtruar në spitale 255 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2092

Testime totale 572,719 Raste pozitive 126,795 Raste të shëruara 94,431 Raste Aktive 30,090 Humbje jete 2274

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 21182 Fier 2582 Durrës 1262 Gjirokastër 1245 Shkodër 1085 Vlorë 789 Korçë 775 Kukës 351 Dibër 336 Elbasan 277 Lezhë 152 Berat 53