Koronavirusi në Shqipëri, të dhënat e 24 orëve të fundit

51

Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat lidhur me situatën e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Nga 3 mijë e 93 testime kanë rezultuar pozitivë me virus vetëm 23 persona.

5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.

Dy pacientë kanë humbur jetën në spitalet Covid, 1 qytetar nga Delvina dhe 1 qytetar nga Fieri.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë.