Koronavirusi në Shqipëri, shifrat e 24 orëve të fundit

169

Edhe 24 orët e fundit u regjistruan 21 të vdekur në 4 spitalet Covid të Tiranës dhe në 3 qytete. Mes viktimave ishte edhe një 35 vjeçar.

Gjithsej u kryen 3372 testime, nga ku dolën 819 raste të reja në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,190 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer vetëm 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime.

Mes viktimave të 24 orëve të fundit ishin 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç.

Statistika (7 Mars 2021) Raste të reja ditore 819 Të shëruar në 24 orë 838 Të shtruar në spitale 647 Humbje jete në 24 orë 21 Testime ditore 3372

Testime totale 489,136 Raste pozitive 112,897 Raste të shëruara 75,190 Raste Aktive 35,768 Humbje jete 1,939

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 23425 Fier 2566 Vlorë 1721 Durrës 1682 Shkodër 1352 Gjirokastër 1209 Korçë 942 Elbasan 778 Lezhë 793 Berat 608 Dibër 364 Kukës 328.