Shqipëria nuk mund të ishte imune ndaj infeksionit.
Në mars të vitit të kaluar regjistroi rastin e parë të Covid.
Që prej asaj kohe, edhe sot sfida vazhdon për ta mposhtur koronavirusin.
Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, qarku i Dibrës është më pak i prekuri nga koronavirusi.
Deri sot, në këtë qark janë infektuar 2 mijë e 505 persona, dhe aktualisht janë aktivë 102.
Tirana është epiqendra e Covid-19, me 55 mijë e 84 të infektuar.