Koronavirusi anulon Eurovision Song Contest

98

Në Roterdam të Holandës nga 12 deri në 16 maj duhet të mbahej Eurovision Song Contest, por festivali europian i muzikës është anuluar.

Virusi bëri që Eurovision Song Contest 2020, të mos zhvillohet, duke u shtyrë për një moment tjetër.

Mendohet që festivali i muzikës europiane të shtyhet për në vitin 2021.

“Pasiguria si pasojë e përhapjes së Covid-19 në të gjithë Europën, dhe masat e marra nga qeveria holandeze për televizionin dhe pjesëmarrësit, na detyruan që të marrim vendimin e vështirë për anulimin e Eurovision Song Contest 2020”, deklaruan organizatorët në një qëndrim zyrtar.

Shqipëria do të përfaqësohej nga Arilena Ara.