Koronavirus/Zhvillimet e fundit nga Amerika, Franca e Spanja

69

Pas presioneve të shypit Donald Trump, presidenti i SHBA iu nënshtrua testit pasi kishte patur kontakte me të paktën 3 persona të rezultuar pozitivë. Sipas Washington ai rezultoi negativ, teksa lajmërimi u bë me anë të një letre.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar gjithashtu një shtrëngim të kontrolleve: kushdo që bjen në kontakt me presidentin ose zyrtarë të tjerë do të kontrollohet më parë.

Ndërkohë, rastet rriten. Sipas hartës së bërë nga Universiteti John Hopkins, numri i personave të infektuar u rrit në 2,952, ndërsa 57 njerëz vdiqën. Pika më e prekur mbetet Washingtoni me 40 vdekur e pasuar nga Kalifornia.

Në Francë rritja e numrit të të infektuarve e ka bërë Francën të reflektojë duke mbyllur vendet “jo të nevojshme” restorantet, baret, vendet e adhurimit. Por votimet kanë qenë të hapura. 48 milion qytetarë janë thirrur të votojnë për të votuar për kryetarët e bashkive, përfshirë qytetarin e parë të kryeqytetit, dhe këshilltarët. Kutitë e votimit janë të hapura nga ora 8 deri në 18, 19 ose 20, në varësi të qytetit, ndërsa raundi i dytë është vendosur për 22 Mars. Dje jelekë verdhët zbritën në shesh për të kërkuar që zgjedhjet të zhvilloheshin.

Në Spanjë , vend i dytë europian i prekur pas Italisë mbi 6400 raste pozitive dhe mbi 190 të vdekur, siç raportohet nga gazeta El Pais. Gruaja e kryeministrit Pedro Sanchez ishte gjithashtu pozitive. Kjo u njoftua nga qeveria e Madridit në fund të së shtunës në mbrëmje, duke theksuar se Begona Gomez dhe Kryeministri janë të dy në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy anëtarë të ekzekutivit, Ministri për Barazi dhe ai për Çështjet Rajonale, gjithashtu ishin infektuar në fillim të javës, ndërsa pjesa tjetër ishin negative. Ashtu si Franca, edhe Spanja dje kishte forcuar masat për të luftuar përhapjen e epidemisë duke ndaluar të gjitha udhëtimet që nuk diktoheshin nga situata të domosdoshme, siç janë të bërit pazar ose të shkuarit në punë.